Dokument/ Trafikanti Mirel Mërtiri, administron edhe TEC-Elbasani në Landfill, dhuruar nga Damian Gjiknuri; ja firma maskë
Pse SPAK nuk po i shpall “Persona nën hetim”, deputetët Lefter Koka e Alqi Bllako?/ Bosi i madh që ka në pronësi dhe 2 landfillet në Fier e Tiranë, është Klodian Zoto, miku dhe ortaku i “Tigrit” të financave, Ministrit që sajoi dhe është “tutori” i biznesit të plehrave në Shqipëri; ku ka pjesë dhe grupi mafioz “Ndraghet’a”, nëpërmjet kompanisë “Eco Albania shpk”, ortake 49% me Bashkinë Tiranë për këtë koncesion me afat… deri në vitin 2100.
Skandali i aferave korruptive me 3 landfillet në Tiranë, Fier e Elbasan, është lënë në heshtje, si nga PD që deklaroi se ka bërë kallëzimet penale në SPAK për grupin Rama-Koka-Ahmetaj-Veliaj-Bllako, ashtu dhe nga SPAK-u që nuk po vepron prej 1 viti.
Ndërkohë që opozita e drejtësia heshtin, pjesëtarët e grupit mafioz të Klodian Zotos, përveçse çdo muaj përlajnë miliona Euro nga taksat publike, kanë filluar të dalin hapur si përfitues e administratorë real të landfilleve.
Përveç pronares fiktive Stela Gugallja, në landfillin “Albtek Energy shpk” të Elbasanit, ka dalë në skenë dhe burri i saj, trafikanti Mirel Trifon Mërtiri, pronari “de facto”, i cili po administron TEC-in brenda këtij landfilli.
Është TEC që prodhon energji nga e cila vetëm 2% të sasisë i jepet shtetit shqiptar, si konvertim taksash; ndërsa 98% të sasisë së energjisë, me urdhër të Kryeministrit Rama, ia blejnë institucionet e Qarkut Elbasan, me çmim 50-60-% më shtrenjtë se çmimi që e shet OSHEE.
Ky TEC, maskohet pas emrit të firmës “E.R One Albania shpk”, ku administrator është Mirel Mërtiri, por pronësia 40% është në emër të gruas së tij Stela Gugallja e cila ka edhe 100% të landfillit. Ndërsa 60% e TEC-it e ka firma “Energy Recuperator”, biznes i Klodian Zotos me një italian, por që së bashku me Mirel Mërtirin, janë ortakët faktik të landfilleve Elbasan, Tiranë, Fier.
Skandal është fakti, se trafikanti Mirel Mërtiri, TEC-in te landfilli e ka ndërtuar me fondet e shtetit; por lëndën e parë mbetje urbane, ia grumbullojnë e ia çojnë Bashkitë me fondet e tyre.
Ky TEC është ndërtuar me Leje Nr. 4557/7, datë 31.10.2016, dhënë nga ish-Ministri Damian Gjiknuri në shkelje të plotë të ligjit, 2 vite pas lidhjes së kontratës për koncesionin e landfillit.
Për të fshehur gjurmët e TEC-it, firmës “E.R One Albania shpk” i kanë vendosur adresën “Rruga “5 Maji” – Tiranë; mirëpo këtë e fakton emri i trafikantit Mirel Mërtiri si administrator dhe i gruas së tij Stela Gugallja, si ortake me italianin misterioz të “Tigrit” e Klodian Zotos.
Po përse Rama-Gjiknuri-Koka, lejen për këtë TEC, ia kanë dhënë ilegalisht e jashtë kontratës së koncesionit të landfillit dhe përse pronarët e landfillit po e fshehin?
Sipas matjeve të gazrave, që ka bërë Drejtoria Rajonale e Mjedisit-Elbasan dhe ekspertë të Komitetit Mjedisor të BE-së, rezulton se ky impiant energjetik (TEC), është ndërtuar dhe po ushtron aktivitet djegie mbetjesh, në kundërshtim me “Direktivën Mjedisore Nr. 2000/76/EC të BE”.
Sepse oxhaqet e impiantit (TEC) djegës të mbetjeve në Landfillin Elbasan, janë 17 metër të lartë nga sipërfaqja e tokës (5 kate pallat), kur duhet të jenë 10 metër më të lartë se objekti më i lartë në zonën e banimit; dhe çdo orë çliron 37 mijë e 800 m3 gazra helmues në zonën e banuar.
PYETJE/ – Pse SPAK, nuk i shpall “persona nën hetim”, deputetët Lefter Koka, Damian Gjiknuri e Alqi Bllako, që kanë dhënë koncesionin për landfillin e për këtë TEC brenda landfillit?
FAKT/ Bosi që ka në pronësi dhe 2 llandfillet Fier e Tiranë, është Klodian Zoto, mik e ortak i “Tigrit”, Ministri “tutor” i biznesit të plehrave në Shqipëri; ku ka pjesë dhe grupi mafioz “Ndraghet’a”, nëpërmjet kompanisë “Eco Albania”, ortake 49% me Bashkinë Tiranë për këtë koncesion me afat për 84 vite, ose deri në vitin 2100. Të tjerat, le t’i hetojë SPAK-u…