Përgatitur nga Toni Kote
Ndërsa politikanët? – pyeti Jakubi dhe vazhdoi: – ja, ta them unë.
Nëse shkenca dhe arti janë përnjëmend, arena e mirëfilltë dhe e vërtetë e historisë, politika, përkundrazi, është laboratori shkencor i mbyllur, ku me njeriun kryhen eksperimente të padëgjuara. Kaviet njerëzore rrokullisen poshtë kapanxhave, pastaj ngjiten sërish në skenë, të joshur nga duartrokitjet dhe të tmerruar nga trekëmbëshi, të spiunuar e të shtrënguar të spiunojnë. Milan Kundera , “Valsi i lamtumirës“














