Tom Doshi me syze 60 mijë dollarë! Prodhim i limituar i markës luksoze
Tom Doshi ka tërhequr vëmendjen e PORTALI INVESTIGATIV me syzet e tij 60 mijë dollarëshe duke bërë që të pyesim se cilat karakteristika i bëjnë këto syze që të kushtojnë kaq shumë.
Në fakt syzet e markës “Maybach” renditen në vendin e 6 të klasifikimit të syzeve më të shtrenjta në botë. Ato janë prodhim i limituar dhe vijnë në dy modele, “The diplomat” dhe “The star”.
Pikërisht modeli “The diplomat”, ai që mban biznesmeni dhe ish deputeti socialist, kanë një skelet floriri 18 K, të zbukuruar me 174 diamante 1.18 karatë.
Bishtat e syzeve janë punuar në mënyrë artizanale me material nga brirët e buallit ku qëndron logoja e “Maybach”, edhe kjo e gjitha në flori të verdhë 18K.
Xhamat janë Carl Zeiss të polarizuara. Kompania ka nxjerrë në shitje vetëm 50 palë syzesh të tilla.
Ku i gjeti Tom Doshi paratë për aksesorë të tillë?