Situata me radhët e gjata në pikën kufitare në Kakavijë është rënduar edhe më shumë pas një aksidenti tragjik të ndodhur sot.
Në momentin që një ambulancë ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore, ka përplasur një fëmijë duke i shkaktuar vdekjen.
Fëmija ishte në radhë me familjen duket pritur për të kaluar në Greqi. Mosha e tij është rreth 10 vjeç.
Si pasojë e radhës së gjatë, ritmeve të ngadalëta të lëvizjes së mjeteve dhe temperaturave të larta, qytetarët presin jashtë automjeteve të tyre deri kur t’u vijë radha. Këto rethana janë bërë fatale ditën e sotme për të miturin.