Sekuestrohen kanabis, tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.
“Pas një pune të mirefilltë hetimore dhe profesionale, bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. R., 28 vjeç, banues në Pezë Helmës, i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/4, 279, 280 dhe 284 të Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. L., ndërlidhës me komunitetin në fshatin Shesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” njofton policia.