NGA ILIR SELBA:
U mbyll me sukse edicioni i 18 e Festivalit Folklorik Mbarë Kombëtar Ritet Pranverore nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erijon Veliaj u organizua nga Qarku Tiranë Njësia Administrative Krrabë Ansambli Folklorik Visaret e Krrabes ku fitues i Kupës së Festivalit u shpall Ansambli Dance Plus Bashkia Elbasan me Drejtues z. Krenar Kroça ndersa Çmimi i parë e rrëmbeu Ansambli Zeri i Kosovë Fushë Kosovë . Çmimi i dytë Ansambli Tradita folklorike Kuçovë edhe Ansambli Shqiponja Tiranë , Çmimi i Tretë Qëndra Kulturore Mat , Ansambli Folklorik Visaret e Krrabës si edhe Këngëtari i Njohur Librazhdas Hysni Hoxha.Çmimi i Karrierës shkoi për valltaret Shefqet Dërvishi e Kapllan Bici ,Çmimi i Publikut e mori këngëtari Dibranas Medi Buci . Si edhe undanë shumë çmime individuale nga ana e Jurisë e përbërë nga Mjeshtri i Madh Prf Ermir Dizdari ,specialisti i Muzikës Prof Baftjar Çera si edhe Znj. Gëzime Bargjeçi Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Deputeti i Parlamentit Shqiptar z. Xhemal Qefalia, Nën Kryetari i Bashkisë z.Andi Seferi Adminiatratori i Njësisë Administrative Bërzhitë Alban Shaba, Drejtori i O.SH.E. Tiranë Rezart Isufi si edhe shumë miq e të Ftuar .Një falenderim të veçantë shkon e Publikun e mrekullueshëm të Krrabës rë cilët për rreth 3 ore shijuan edhe duatrokitën mbi 120 Artistë qqë performuan . Falenderojmë Qarkun Tiranë , z. Adriatik Kupi , Shoqatën Gjysëm Hëna Shqiptare për ndihmën e dhënë në Realizimin e Festivalit.