Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia niset drejt vendngjarjes.
Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur tek ish-parku i autobusëve në kryeqytet.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
Banorët e lagjes kanë thirrur Policinë, e cila është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.











