Të shtëna me armë pas mesnatës në Tiranë, një person mbetet i plagosur.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Burime për media bëjnë me dije se brenda një lokali pranë “ish Artistikes” janë dëgjuar të shtëna me armë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Personi i plagosur është nisur me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe as se kush është personi i plagosur, apo autorët.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.