Si po grabiten pronat te “Malajziani”/ “Është gjaku i pronarëve të vërtetë! Po na vjedhin në ditën me diell”
Procesi i legalizimeve në vendin tonë vijon të jetë një problem shumë i madh për pronarët e vërtetë të pronave pasi me Rilindjen në qeveri nuk marrin atë çfarë iu përket pasi i kalon Artan Lames në duar. Qeveria gjithmonë përpiqet t’u tregojë njerëzve ‘sukseset’ që Kadastra me në krye Artan Lamen arrin në procesin e legalizimeve. Së fundmi Kadastra përfundoi regjistrimin e apartamenteve në Kompleksin Malajzian në Tiranë dhe tani banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen nga Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2.
Por sipas qytetarëve, ky proces legalizimi që Lame e reklamon si një sukses të vërtetë të kadastrës nuk është ashtu siç duket, pasi në të vërtetë pronarëve po u vidhen pronat. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA, faktin se kadastra po u grabit pronat, pronarëve të vërtetë që posedojnë të gjithë dokumentacionin e rregullt sipas legjislacionit shqiptar. Por përsëri edhe pse pronarët me vendim gjykate janë pronarë të vërtetë, shteti po u merr atë që u takon me ligj dhe që janë të gatshëm ta mbrojnë në çdo moment. Qytetari ka treguar edhe rastin në fjalë se si firma ndërtuese me emrin “Kamza Development” ka bleëe 34500m², por ka zaptuar dhe grabitur 63000m² pronë tek kthesa Kamzës ngjitur me terminalin.
“Kjo firmë ndërtuese ka ndërtuar mbi 750 apartmente dhe mbi 200 dyqane dhe njësi biznesi. I ka shitur me mbi 550€ m², ka përfituar mbi 60 million euro dhe s’ka paguar asnje taksë shtetit shqiptar”-shkruan qytetari ndër të tjera. Denoncuesi Eduart Gjuzi ka çuar në gjykatë këtë çështje por përsëri nuk ka gjetur zgjidhje.
Denoncimi i qytetarit:
E shikoni kete zoterine e Legalizimeve Artan Lame-n. Po bene nje proces kriminal te legalizimeve ne shkelje te hapur me ligjin e Legalizimeve. Duke i grabitur pronen pronareve te vertete. Qe jam une dhe familja ime. Me dekumentacionin e rregullt sipas ligjit Shqiptar. Me Çertificate Pronesie, me kartele pasurie dhe harten treguese te prones. Kjo firme ndertuese me emrin Kamza Development ka blere 34500m², por ka zaptuar dhe grabitur 63000m² prone tek kthesa kamzes ngjitur me terminalin. Kjo Firme ndertuese ka ndertuar mbi 750 apartmente dhe mbi 200 dyqane dhe njesi biznesi.
I ka shitur me mbi 550€ m², ka perfituar mbi 60 million euro dhe ska paguar asnje takse shtetit Shqiptar. Ky Zoteri ne kundershtim me ligjin e Legalizimeve, ku neni Neni 26 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për të drejta mes vetë subjektit 1. Nëse gjatë legalizimit ka mosmarrëveshje për raportet e pronësisë në objekt ose/dhe rreth përfshirjes së personave të tjerë, të cilët pretendojnë të drejta mbi parcelën ndërtimore, që legalizohet sipas këtij ligji, kjo mosmarrëveshje zgjidhet nga gjykata. 2. Gjatë shqyrtimit të konfliktit gjyqësor procedurat për legalizim të objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas kushteve të këtij ligji, pasi vendimi gjyqësor të jetë i formës së prerë, me kushtin që ndërtimi pa leje
Une kam derguar dosjen ne gjykaten e rrethit gjygjsor Tiranë. Dosja eshte regjistruar ne gjykate. Vertetimin nga gjykata e Tiranes mbi regjistrimin e dosjes gjygjesore. Shikoni se çbehet ne këte shtet. Po na detyrojne te bejme vetgjygjesi. Publikojeni kete rast, publikojeni kete krim, publikojeni kete fallsitet te ketyre mashtruesve qe kerkojne show mediatik ne gjakun e pronareve te vertete! Kjo eshte lutja ime per ju, lutja e nje pronari qe i grabitet prona ne diten me dielle!