Sherri mes mësueseve, shkarkohet drejtoresha e Çajupit.
Drejtoresha e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” Vojsava Kumbulla është shkarkuar nga detyra pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë ku konflikti i dy mësueseve të kësaj shkolle u përshkallëzua.
Ngjarja ndodhi para një jave para ambienteve të shkollës.
Kujtojmë se debati përfundoi në përplasje fizike, ku ndërhynë edhe familjarë.
Pasi kishin shkëmbyer debate verbale sherri degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta apo edhe karrigeve. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe një familjar i mësueses.
Për ngjarjes arrestua Edmond Faja, 39 vjeç, pasi ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.