13 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tiranë: Shefja e kabinetit të Manastirliut (Erjona Hoxhaj) dhe 11 zyrtarë kapen duke vjedhur!

by News Albania
28/01/2022
in Aktualitet
0
Tiranë: Shefja e kabinetit të Manastirliut (Erjona Hoxhaj) dhe 11 zyrtarë kapen duke vjedhur!
4k
VIEWS
Share on Facebook

Shefja e kabinetit të Manastirliut (Erjona Hoxhaj) dhe 11 zyrtarë tenderash kapen duke vjedhur. A do të dëshmojnë për ministren në SPAK apo do pranojnë burgun?

Ministria e Shëndetësisë është organizata më famëkeqe dhe e frikshme e korrupsionit, pastrimit të parave, ryshfetit dhe përdhosjes së ligjit në Shqipëri.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë dërguar në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës 12 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, vartës së ministres Ogerta Manastirliu, ‘klloçkës’ së korrupsionit, pasardhëse e Ilir Beqjajt, simbolit të koncensioneve mafioze. 12 zyrtarët akuzohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fakte dhe prova, për afera korruptive me vlerë mbi 100 milionë euro, me projektin korruptiv për përmirësimin e sistemit shëndetësor, me koncensionin e laboratorëve dhe për tenderin e blerjes së monitorëve të pacientëve me Covid-19.

Në mënyrë klienteliste dhe të paligjshme, në të tre rastet paratë kanë shkuar për klientët e Edi Ramës, Manastirliut dhe disa deputetëve të zhytur në korrupsion, trafiqe dhe afera seksuale.

Mes të kallëzuarve është edhe Erjona Hoxhaj, shefja e kabinetit të Ogerta Manastirliut, e akuzuar për aferën dhjetëra milionë euro të projektit për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Bashkë me Hoxhaj është kallëzuar edhe një ish drejtues i FSDKSH.

Erjona Hoxhaj është një nga njerëzit më të afërt të Ogerta Manastirliut dhe dora e saj e besuar në aferat e frikshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

A ka vepruar Erjona Hoxhaj, duke shkelur ligjet, shpërdoruar detyrën dhe përlarë patatë publike, pa u koordinuar dhe ndarë paratë me Manastirliun?! Përgjigjen duhet ta japë SPAK.

Nuk dihet nëse Erjona Hoxhaj do të pranojë rriskun e madh për të kaluar ca vite në burg apo do të rrëfejë në SPAK skemën e korrupsionit, duke u kthyer në bashkëpunëtore e drejtësisë. Ne do të ndjekim hetimet në Prokurorinë e Tiranës dhe do të denoncojmë çdo lëvizje për mbylljen e saj.

Erjona Hoxhaj është lakuar edhe se i kanë vjedhur qindra mijëra euro para korrupsioni në banesë dhe nuk ka bërë denoncim. Erjona Hoxhaj, si njeriu i besuar i Manastirliut, është akuzuar edhe për afera të tjera në shëndetësi.

Ogerta Manastirliu, deputetët e korruptuar dhe mafia e tenderave në shëndetësi nuk rrezikohen vetëm nga Erjona Hoxhaj.

Në SPAK kanë përfunduar për koncensionin korruptiv të laboratorëve dhe tenderin skandaloz të monitorëve të pacientëve edhe 10 zyrtarë të tjerë, që kanë bërë letrat dhe kanë shpallur fituesit.

Ata janë Flutura Beqo, Oltion Dhono, Olsi Akshia, Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu, Gazmir Vehbi dhe Armila Ali. Secili nga këta mund të kthehet në bashkëpunëtor i SPAK.

Koncensionin korruptiv të laboratorëve e ka marrë ‘ujku i tenderave’ Janis Karathano, kompanitë e të cilit janë me dosje të zeza në Spanjë. Karathano ka marrë 104 milionë euro nga paratë publike. Ai duket se ka ndarë paratë me kupolën e shëndetësisë, sekserë dhe personazhe të tjerë që fshihen pas tij. Për veprimtarinë e zezë rë Karathanos do flasim në vijim dhe çfarë e detyroi Manastirliun t’i japë koncensionin në shkelje të ligjit dhe kundër kërkesës së Bankës Botërore…

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

10/04/2026
VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari, qindra dokumente të falsifikuara universitare dhe licenca profesionale (EMRI)

VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari, qindra dokumente të falsifikuara universitare dhe licenca profesionale (EMRI)

10/04/2026
Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve! Do të ndryshojmë skemën e pensioneve

Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve! Do të ndryshojmë skemën e pensioneve

10/04/2026
Bomba e Ahmetajt: Ja dy emrat që kanë bërë inceneratorin e Tiranës

GJKKO shtyn seancën për dosjen e Arben Ahmetajt, zbulohet arsyeja, ja kur mbahet e radhës

10/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In