21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Tiranë: Ilaçe kontrabandë në farmacitë e Tiranës me çmime stratosferike!

by News Albania
07/12/2021
in Shëndetësi
0
Tiranë: Ilaçe kontrabandë në farmacitë e Tiranës me çmime stratosferike!
140
VIEWS
Share on Facebook

Ilaçe kontrabandë në farmacitë e Tiranës, me çmime stratosferë në krahasim me vendin e origjinës!

Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe që sillen në Shqipëri në mënyrë kontrabandë. Konkretisht bëhet fjalë për medikamentin Ciprolex 20 mg, që përdoret për ankthin dhe stresin. Një pako e këtij medikamenti shitet në vendin e origjinës, Greqi, me 12.09 euro, në Shqipëri e gjen me tre ose katërfishin e çmimit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim, i shoqëruar me fotografi për shitjen e një medikamenti Ciprolex 20 mg në farmacitë në Tiranë.
Në fotografine e dërguar nga denoncuesi, shihej qartë edhe çmimi i ilaçit në vendin e origjinës 12.09 euro. Ndërkohë, denoncuesi thotë se në Tiranë, në disa farmaci, ky medikament shitet tre ose katërfish. Një pako të tillë ai e ka blerë në Tiranë me një çmim prej 4590 lekë.

Pas denoncimit, Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci në Tiranë. Në afërsi të QSUT-së, në një farmaci greke Fiksi kishte marrë informacion se medikamenti shitej aty.

Nga biseda që bashkëpunëtorët e Fiksit patën me farmacisten, ajo u pohoj se kishte në shitje Ciprolex 20 mg me çmimin 3850 dhe se e sillnin nga Greqia. Gjatë blerjes së medikamentit farmacistja nuk e shoqëroi shitjen me faturë faturë tatimore. Medikamenti i blerë nuk ka asnjë pullë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ndërkohë, që çmimi i vendit të origjinës është fshirë nga pakoja.
Fiksi iu drejtua edhe një farmacie që ndodhet tek Pallatet Agimi, sërish quhet Farmacia Greke. Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkojnë medikamentin dhe farmacistja ua vë në dispozicion me një çmim prej 4590 lekë , prodhim grek. në farmaci nuk kishte gjëndje dhe produktin farmacistja e tregon prej internetit.

Pas disa orësh bashkëpunëtorët shkojnë përsëri për të blerë Ciprolex 20 mg, farmacistja shkon direkt në magazinë dhe sjell medikamentin, edhe në këtë rast çmimi i vendit të origjinës është fshirë dhe nuk lëshohet faturë tatimore.
Pra në dy raste medikamenti u ble në farmacitë e Tiranës pa u lëshuar faturë tatimore dhe pa patur pullë të Agjencisë Kombëtare dhe Pajisjeve Mjekësore mbi të.

Në këto kushte Fiksi i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Barnave nëse ky bar lejohet apo jo të shitet në Shqipëri.
Nga kontaktet me disa punonjës të kësaj agjencie Fiksit iu pohua se ky medikament ende nuk është lejuar që të tregtohet në Shqipëri. Sipas punonjësve, ende nuk ka përfunduar procedura administrative e lejes dhe se bari nuk është i regjistruar në Shqipëri.
Ndërkohë kjo agjenci disa ditë më vonë kthen përgjigje zyrtare se “të gjitha barnat e prodhuara në vend, me destinacion tregun e brendshëm, si dhe barnat që importohen, me destinacion tregun vendas, duhet të kenë detyrimisht të aplikuar në paketimin e jashtëm pullën e kontrollit të barnave. Sipas saj, pulla e kontrollit të barnave lëshohet nga Agjencia.

Më tej shkruan se tregtimi me shumicë i barnave pa pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë, dënohet me konfiskimin të barnave dhe me 500 000 lekë gjobë, ndërsa tregtimi me pakicë i barnave pa pullën e kontrollit dënohet me sekuestrim të barnave dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Veprimet e kryera për raste të tilla, kur përsëriten, dënohen me konfiskim dhe heqje të licencës”

Në këtë dokument, Agjencia thotë se “Sa më sipër, bari “Cipralex” 20 mg deri më tani nuk i është nënshtruar procedurave administrative të regjistrimit dhe importit të tij në Republikën e Shqipërisë”. Edhe pse ky medikament nuk është i regjistruar nuk i ka penguar farmacitë në Tiranë ta shesin atë kontrabandë, pa pullën e agjencisë dhe shumëfish më shtrenjtë se çmimi i vendit të origjinës, ata që penalizohen si gjithmonë janë qytetarët.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania