11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tiranë: Hajdutët nuk kursejnë as shtëpinë e të ndjerës artiste Vaçe Zela

by News Albania
27/12/2021
in Kronikë
0
Tiranë: Hajdutët nuk kursejnë as shtëpinë e të ndjerës artiste Vaçe Zela
63
VIEWS
Share on Facebook

Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë, hajdutët morën bizhuteri dhe sende të çmuara, përfshirë dekoratën e dhënë nga Presidenti.

Është quajtur Mbretëresha e këngës Shqiptare, me dhjetëra çmime të fituara, ikona e muzikës së lehtë për disa dekada, por sërish hajdutët nuk duan t’ia dinë.

Policia bën me dije për gazetën Si se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Denoncimi në polici u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës.

Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës.

Siç ka deklaruar në polici, F.Z., e konstatoi menjëherë vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ajo ishte e hapur.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares.

Burimet policore pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, i treguan Gazetasi.al, se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, megjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve.

Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes. Janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.

Ndërsa nga inventari i kryer në banesën e Vaçe Zelës, motra e saj thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara./ Gazeta SI

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania