Grabitet në mes të ditës filiali i një institucioni financiar privat
Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit. Autori ka kërcënuar punonjësit me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.














