8 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Tiranë: Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Draft-Opinionin e Venecias..

by News Albania
05/06/2020
in Opinion
0
16
VIEWS
Share on Facebook

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Draft-opinioni i Komisionit të Venecias për paketën Antishpifje një dokument i arsyetimit juridik i pretendimeve tona kundër nismës së qeverisë

Tiranë më 05.06.2020

Përfundimet e sjella në Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias për projekt amendamentet e ligjit të njohur si Paketa Antishpifje, janë një përgjigje pa ekuivok kundër nismës së qeverisë për të krijuar një realitet cungues të lirisë së shprehjes në mediat online të vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dakordësinë e plotë me opinionin e Komisionit të Venecias i cili konstaton se :
“Ligji vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurtë diskutimin e lirë dhe shprehjen politike përmes internetit në Shqipëri”. Sipas draft-opinionit, Komisioni i Venecias rikonfirmon si një ndër të metat e paketës së qeverisë, arsyetimin e UGSH-së, synimi për të zgjeruar kompetencat e AMA-s dhe Këshillit të Ankesave, çka rrit rrezikun që blogerët dhe përdoruesit e platformave sociale do të goditen nga kjo paketë projekt-ligjesh.
Draft-opinioni i Komisionit të Venecias, nënvizon si një tjetër mangësi, kërkesën e ligjit për zbulimin e burimeve të mediave online. “Kjo mund të shkojë në kundërshtim me standartin ndërkombëtar, sipas të cilit, duhet respektuar gjithmonë dëshira e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre” – theksohet në Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias. Në draft sugjerohet edhe ndryshimi i formulës së zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të AMA-s, kërkesë e paraqitur me konsistencë nga UGSH. Po kështu në këtë draft, mbështetet arsyetimi i UGSH-së se: “Kapaciteti ekonomik i këtyre mediave online nuk është një faktor që merret parasysh në përmasat e gjobës, e cila mund të sjellë paralizimin e mediave të vogla (edhe të blogerëve individualë) me gjoba joproporcionale në raport me fuqitë e tyre” .
UGSH mbështet sugjerimet e Komisionit të Venecias për rishqyrtymin e miratimit të projekt-ndryshimeve në ligjet përkatëse, të votuara nga parlamenti shqiptar në dhjetor 2019. UGSH vlerëson nxitjen që Komisioni i Venecias u bën autoriteteve ligjbërëse në vend, për mbështetjen e ngritjes së një njësie vetë-rregulluese, me funksionim të efektshëm, ku të përfshihen gjithë aktorët përkatës në fushën e medias, të aftë për të siguruar një sistem të respektueshëm për media të përgjegjshme në fushën e gazetarisë online.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e vlerëson këtë draft-opinion si një argument shterues që qeveria e kryemonistrit Edi Rama dhe shumica parlamentare të tërhiqen përfundimisht nga kjo nismë e cila ofron një risk të madh për lirinë e shprehjes dhe atë të mediave të reja në vend.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

07/02/2026

Politika shqiptare dhe iluzioni i “takimeve” në Amerikë

07/02/2026

Për Klodian Brahon e SPAK!

07/02/2026

Nga Enida Bozheku: 9 orë për 4 me 4!!

07/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In