Një aksion i kombinuar i Policisë së Shtetit dhe strukturës SHÇBA ka venë nën pranga një punonjës të Gardës së Republikës pasi është gjetur fajtor në transportimin e disa refugjatëve. Transportin gardisti 50 vjeçar po e bënte me makinën e tij. Sipas Policisë: në pranga u vu D.K., 50 vjeç, banues në Tiranë. Bashkë me të u arrestua edhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës.
“Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip ‘Chevrolet’, me drejtues shtetasin D.K., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe pasagjer shtetasin A.M., 59 vjeç, banues në Durrës, me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njoftoi Policia e Shtetit.