Aksidentoi 24-vjeçaren, Gjykata e Tiranës lë në burg Jehon Breçanin, djali i ish-drejtorit të Policisë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, i cili para disa ditësh aksidentoi me mjetin e tij 24-vjeçaren.
Jehon Breçan është djali i ish-drejtorit të Policisë. Më 10 qershor 19-vjeçari ishte duke ecur në zonën e ish-Kinostudios me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren, Xhensila Gegan.
Për fat të keq, si pasojë e aksidentit Gega humbi njërën këmbë.