Aksident rrugor në Tiranë, makina përplas dy këmbësore te bulevardi Migjeni (DETAJET)
Një aksident rrugor është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, specifikisht te bulevardi “Migjeni”.
Makina me drejtues shtetasin me inicialet Z.YT., ka aksidentuar dy këmbësore, të cilat janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.