Një aksident me vdekje ka ndodhur ditwn e sotme në Vaqarr. Në aksident është përfshirë një motor, ndërsa raportohet se drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.
Viktima, sipas raportimeve, është një 22-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend të riun.
22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ. Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e automjetit që u përfshi në aksident.