21 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Ti që braktis vendin s’je shqiptar.Je kopil turku!

by News Albania
August 25, 2022
in Editorial
0
Ti që braktis vendin s’je shqiptar.Je kopil turku!
82
VIEWS
Share on Facebook

TI QË IKËN E BRAKTIS VENDIN S’JE SHQIPTAR. JE KOPIL TURKU

24 Gusht, 2022

Nga Edison Ypi

Ti që ikën

Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishash, legjenda shenjtorësh, shpella heremitësh. Ti që ikën dhe s’ke frikë se mallkimi i tyre do të ndjeki në fund të botës, s’je shqiptar. Je kopil turku.

Nëpër katundet shqiptare ka njerëz të urtë që kanë zgjedhur të bëjnë jetët e tyre modeste në qetësi. Mbjellin, korrin, mbarsin gratë, rritin çiliminjtë, falen në Kishë, në Xhami. Ti që ikën dhe jetën e përkorë të shqiptarëve shembullorë e përbuz, me siguri je nip greku.

Nëpër krahinat tona jetojnë dijetarë të veçuar që të mahnisin duke ta rrëfyer historinë fijepërpe. Jo si e tregojnë historianët burokratë, por si ka ardhur gojë më gojë nga lashtësia. Ti që ikën me të drejtë nuk beson se në Shqipëri ka dijetarë të heshtur. Sepse je lëngstërlëng serbi.

Shqipëria ka peisazhe të magjishme që ja kanë ndezur shpirtin dhe trurin Bogdanit, Naimit, Nolit, Fishtës, Lasgushit, Kadaresë. Ti që ikën, atje ku vete, dridhesh e strukesh 24 orë me makthin e mbijetesës. Dhe nuk e di, e as kurrë nuk do ta dish, ku bie shpirti që merr zjarr, aq më pak cilët janë Ata që ndizen e digjen si qiriu.

Shqipëria ka Relieve danteske, dushknaja shekspiriane ku në muzg dalin magjistrica, zabele si ai ku bëri duel Pushkini, që kur i sheh të mbushen sytë me lotë. Por ti që ikën, nga Bukuria e lotëve dhe lotët e Bukurisë s’ke asnjë haber.

Ti që ikën me siguri ke dëgjuar, për shembull, për piramidën e Keopsit që ka këto e ato të fshehta gjeometrike, matematike, inxhinierike, mahnitëse që kanë lidhje me pozicionet dhe këndet ndaj Diellit, hënës, yjve, yllësive. Ti që ikën, ikën, mes tjerash, edhe sepse nuk e di se Kishën e katundit tënd, apo Manastirin diku aty rrotull, nuk e kanë bërë budallenjtë si ty që ikin, por inxhinierë, matematicienë, astronomë, piktorë, nga më të mëdhenjtë e botës përmes kalkulimesh mahnitëse gjeometrike, historike, artistike, edhe më të sofistikuara se piramidat e Egjiptit.

Ka ca vjet në fshatrat tona mbajnë dhi’. Kopetë e dhive zënë rrugën duke kaluar tërthor. I them çobanit: Hej, mos u ngut, leri të ikin, me rregull, Ladies first. Kopeja e dhive e kuptojnë çfarë i them çobanit, dhe hap rrugën. Kopeja jote dhe e shokëve të tu që ikni drejt territ, s’keni tru as sa një dhi’.

Ka ca lugina dhe ca pllaja nëpër Shqipëri, ku aromën e mollëve, dardhave, kumbullave, rrushit, qershive, manaferrave, i nakatos era dhe bën parfumin më marramendës që se bën dot asnjë laborator, asnjë kimi, asnjë industri. Ti rrënjëshkuluri i pandjeshëm me shqisa të mangëta që ikën, nuk ke asnjë ide mbi atë parfum, ku ndodhen ato lugina e ato pllaja.

Të huajt që vinë prejnga ti ikën, shkallojnë nga trutë e kokës për ushqimet tona bio. Ti që ikën, s’bën asnjë dallim bio e stërbio. Ti që ikën do vetëm të ngopesh me produkte sa më të lira supermarketesh me mish si kashtë, kos si llastik, fruta të pjekura nëpër magazina.

Ti që ikën edhe pa pasur asnjë difekt karakterial apo ndonjë problem tjetër, vetëm pse ikën, atje ku do shkosh do jesh një qytetar i dorës së dytë, një puthador, një hyzmeqar, prej të cilit, disa vjet rrjesht, askush nuk do presi ndonjë gjë tjetër përveç larjes së pjatave dhe pastrimit të haleve.

Ti që ikën, meqëse e konstaton shpejt sa e vështirë është të zësh rrënjë, nga inati, atje ku shkon, bën gjënë më të ligë mbi dhe’, shan Shqipërinë. Kësisoj je më i zi se serbi, më dinak se greku, më halldup se turku, je çun oficeri.

Ti që ikën dhe atje ku shkon, me kokën këndej, llap për politikë me gjuhën e Zërit të Popullit. Domethënë je një klysh kurvi që duhet me ta zhyt kokën te kazani i vajit të valuar ku lan pjatat e zbrazura për hesap të dikujt që të shfrytëzon si qënie e ulët, si bastard.

Ti që ikën, dhe atje ku shkon bërtet e çirresh se nuk duhet të presim afganë, je një zemërgur dhe shpirtkatran që s’e ke shokun në dynja.

Ti që ikën me idenë të kthehesh kur Shqipërinë ta kenë ndrequr ata që nuk ikin, je një lapsus i Natyrës, një skarcitet biologjik.

Ti që ikën, dhe nga pasiguria se ku do shkosh e çfarë do bësh, ikjen e lidh me dërrdëllitje jopo kjo qeveri jopoajo qeveri, je thjesht dhe vetëm një ndyrësirë, një pisllëk i paevitueshëm, një ekskrement shoqëror.

Ti që ikën sot, në Diktaturë do ishe një spiun që do spiunoje ata që donin të iknin.

Ti që ikën je një budalla që thua me vete: Iku Naimi, iku Noli, iku Kadarea, pse të mos iki dhe unë. Çka do të thotë se nuk ke ikur nga Puka, nga Mirdita, Përmeti, Shkodra, Myzeqeja etj. por ke ikur nga ment’ e kokës.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

September 21, 2023
Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Moti sot, 21 shtator 2023

Moti sot, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

September 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In