Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Rama i ka dërguar nëpërmjet ndërmjetësve një ofertë sipas të cilës Basha do të bëhej kryeministër dhe Rama president.
Kjo sipas kreut të opozitës do të bëhet në funksion të heqjes së koalicioneve parazgjedhore.
“Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë, nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo sepse nuk deshëm ne, por Rama. Vetëm një budalla mund të besojë atë që Rama tha, se aspektet e Kodit kanë nevojë për konsensusin e opozitës, për kushtetutën jo. A ka budalla që e beson këtë.
Nëse Edi Rama është lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në kod, ai i do ndryshimet në kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për një muaj Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë “ti kryeministër unë president, vetëm të heqim koalicionet’. Heqim koalicionet, dhe ‘ti kryeministër dhe unë president’” tha Basha.