Blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht dhe nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka zgjedhur të komnetojë në një psotim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen.
Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të.
“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një orej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen.
“Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj.
Komenti
Kjo është një ndër të paktat herë që Mevlani zgjedh të flasë përsa i përket politikës ku familja e partnerit që ka zgjedhur të ketë në krah është përfshirë. Debati më i fundit është situata e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentartë PD-së me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.