Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Ditën e djeshme u arrestua 26-vjeçarja nga Berati, Adiola Lakra, e cila është e dashura e njërit prej autorëve të dyshuar Sebastian Malit, ndërsa më herët sips hetimeve ajo ka qenë në një lidhje edhe me viktimën.
E reja dyshohet se nxorri në pritë përpara atentatorëve Billën.
26 vjeçarja ka biseduar me Hekuran Billën rreth 40 minuta para se të ndodhte ngjarja.
Konkretisht, në orën 22:20 kjo e fundit ka pohuar se me Hekuran Billën është njohur në Instagram. Ajo është marrë në pyetje me argumentin për tu bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe për të treguar nëse ka pasur dijeni për tentativa të tjera vrasje të Hekuran Billës. Lidhur me këtë vajza ka treguar se ka pasur informacione dhe ka ditur se mes dy palëve ka pasur një konflikt, por jo se ajo do të përdorej për vrasjen.
Tashmë, Policia ka në kërkim të paktën edhe dy persona të tjerë si të përfshirë në krim. Më herët në pranga përfundoi edhe Viktor Marku, daja i Sebastian Malit apo vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli nga Hekuran Billa në vitin 2006. Pista kryesore ku po hetohet deri tani për vrasjen e Billës është gjakmarrja