Tetë rregullat e talebanëve për GRATË, shkelja e tyre do të thotë VDEKJE.
Në një kohë kur burrat po largohen nga Afganistani në çdo mënyrë, gratë po lihen prapa, duke pasur frikë për jetën e tyre.
Çfarë do të thotë një kthim në regjimin taleban, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit nga 2001. Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët “e kthen” vendin 20 vjet mbrapa, siç përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj.
Nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur talebanët ishin në pushtet në Afganistan, gratë nuk lejoheshin të punonin, vajzat e reja nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe ishte e detyrueshme që të gjitha gratë të mbanin shami. Për të dalë jashtë duhej shoqëruar me një anëtar mashkull të familjes së tyre.
Të njëjtat rregulla të rrepta priten që të jenë edhe tani në vitin 2021.
Më konkretisht, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në 2001, tetë rregullat që zbatoheshin për gratë, të vendosura nga regjimi taleban, ishin si më poshtë dhe shkelja e tyre do të thoshte dënim me vdekje:
- Ato duheshin mbuluar me rroba nga koka te këmbët.
- Ato nuk lejoheshin të punonin, përveç në raste shumë specifike.
- Nuk lejoheshin të shkonin në shkollë.
- Kishin qasje të kufizuar në sistemin Shëndetësor.
- Nuk mund të dilnin nga shtëpia e tyre pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.
- Kur dolin jashtë, hipën në autobusë specialë, ndërsa për të hipur në taksi, duhej të shoqëroheshin përsëri nga një burrë, i afërmi i tyre.
- Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecnin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë që është i afërmi i tyre.
- Dritaret e shtëpive duheshin lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shihte brenda.