Tërmet me magnitudë 5.2 pranë Athinës, ndjehet fuqishëm në kryeqytet
Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:27, zonën 12 km në verilindje të Káto Soúlion, afër Athinës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur epiqendrën në një thellësi prej 10 kilometrash, çka e ka bërë lëkundjen të ndihet fort në kryeqytet dhe rrethina.
Ekspertët theksojnë se tërmete të kësaj magnitude mund të shkaktojnë dëme në ndërtesa të dobëta, ndërsa strukturat e ndërtuara me standarde nuk pritet të pësojnë pasoja serioze. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale të konsiderueshme.











