Një tërmet ka tronditur Shqipërinë. Lëkundja ishte e fortë por e shkurtër.
Sipas EMSC tërmeti ishte i magnitutës 4.0, me epiqendër në qarkun e Dibrës, dhe thellësi 37 Km.
Të shumtë kanë qënë qytetarët të cilët kanë raportuar lëkundjen e fortë, ndërkohë qarku prej ditësh ka lëkundje të lehta tërmeti por që ekspertët kanë deklaruar se nuk ka vend për panik.
Sot në datën 12/11/2021, ora 16:08 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 4.1 km.
Epiqendra është lokalizuar 72 km në Veri-Lindje të Tiranës, pranë Bulqizës.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme.
Departamenti Sizmologjisë
Instituti i Gjeoshkencave