Tërmeti i fortë “shkund” sërish Greqinë, panik te qytetarët.
Greqia është trondit nga një tjetër tërmet i fortë këtë mesditë, i cili ka krijuar panik te qytetarët, ndërsa nuk raportohet për dëme.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 rihter, ndërsa është ndjerë sërish në disa qytete të Shqipërisë.
Në datën 3 dhe 4 mars, dy tërmete me magnitudë 6 dhe 5,7 rihter u regjistruan pranë Larisës në Greqi, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.











