Bilanc tragjik viktimash nga tërmeti shkatërrues në Haiti, mbi 1 mijë të vdekur.
Rritet bilanci tragjik i viktimave të tërmetit tragjik në Haiti. Të paktën 1,297 persona humbën jetën dhe mbi më shumë se 5 mijë mbetën të plagosur, bëhet me dije në bilancin e fundit.
Rritet bilanci tragjik i viktimave të tërmetit tragjik në Haiti. Të paktën 1,297 persona humbën jetën dhe mbi më shumë se 5 mijë mbetën të plagosur, bëhet me dije në bilancin e fundit.
Spitalet në Haiti u mbushën të dielën nga mijëra qytetarë të plagosur pas tërmetit shkatërrues.
Tërmeti me magnitudë 7.2 në orën 8:29 të mëngjesit të së shtunës shkatërroi mijëra shtëpi dhe ndërtesa në një vend të Karaibeve, i cili është ende duke u rrezikuar nga një stuhi tjetër e madhe.
Operacionet e kërkimit vijojnë teksa pritet që bilanci të rëndohet.
Ky tërmet ishte më i fortë se ai që vrau më shumë se 220,000 njerëz në 2010, por epiqendra ishte më larg nga kryeqyteti. Autoritetet thanë se zonat jugore dhe perëndimore të vendit pësuan dëme shkatërruese.