Paraditen e sotme është regjistruar një lëkundje sizmike në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në qarkun e Korçës. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, “EMSC” njofton se tërmeti ka qenë 3.9 ballë i shkallës rihter në orën 11:15:21.
Por sipas IGJEUM-it, që është Instituti i Gjeoshkencave lëkundja ka qenë 4 ballë. Paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale, veç frikës dhe panikut tek banorët e zonës.