Dele, pula dhe gjela në Tepelenë
Ishte deklaruar shpallja “zonë e mbrojtur”, por në ish kampin e internimit të Tepelenës nuk gjeje asnjë gjurmë të përkujdesjes shtetërore. Një degradim i shkallës së lartë ishte i pranishëm kudo. Një banor kujdesej që uji i çezmes të shkonte për rritjen e barit brenda territorit të kampit, të destinuar për delet e tij të dashura. Në kapanonin kryesor ku kanë qenë të internuarit vinte era bagëti. Brenda tij ishte magazinuar kashta për një dimër të gjatë. Në pjesën vijuese mbarështroheshin gjelat e detit dhe klloçkat, në funksion të prodhimit të mishit dhe vezëve. Ish kampi duket një vend me shumë probleme, ndërsa prej vitesh autoritetet (Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Ministrave) nuk miratojnë propozimin e ISKK-së për ta shpallur muze kombëtar. Në të njëjtin vend ku hidhej ujë për barin e deleve, qiparisat e veçuara kanë filluar të thahen se nuk i ujit askush.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)













