Gjatë ditës së sotme, ka pasur tensione mes banorëve dhe IKMT në zonën e Astirit në Tiranë për shkak të shembjes së 20 godinave.
Një prej banorëve të zonës, Ylli Këllezi është përplasur me punonjësit e IKMT për shkak se nuk ka pasur njoftim zyrtar për shembjen e banesës.
Ndërkohë pak minuta më parë pikërisht këtij banori i është shembur një objekt biznesi, që e përdornin si servis makinash.
Menjëherë kanë ardhur forca të shumta policore që kanë bërë të mundur qetësimin e situatës dhe njëkohësisht kanë larguar median dhe gazetarët.
Saktësisht gjatë ditës së sotme, IKMT ka nisur shembjen e 20 godinave në këtë zonë, përfshirë këtu banesa apo biznese.
Bëhet e ditur se objektet që do të prishen janë me dy ose katër kate.
Kujtojmë që një pjesë e tyre janë shpronësuar dhe një pjesë tjetër janë skualifikuar për shkak të projektit të Unazës së Madhe në kryeqytet.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka