12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tenderi me uniformat e Policisë, si u paracaktua fituesi i 2,8 miliardë lekëve

by News Albania
06/08/2020
in Aktualitet, Kronikë
0
40
VIEWS
Share on Facebook

Grupi Parlamentar Demokrat e kallëzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në SPAK, duke e akuzuar për 5 vepra penale. Konkretisht për: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorimit të detyrës”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.

Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” sh.p.k., e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. “Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo, për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020”, thuhet në kallëzimin e Grupit Parlamentar Demokrat.

KOMISIONI I VLERESIMIT TE OFERTAVE

Në fillim të procedurës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve u bë presion që të skualifikohej kompania e parë e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliardë lekë më pak.

Si pasojë e rezistencës së një pjese të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. “Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin. Krejt papritur, një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës, pa asnjë shpjegim”, thuhet në kallëzim.

Ndërsa më tej sqarohet se Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshaj kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjesëtarëve të Komisionit që të skualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga Sandër Lleshaj, “D&E” sh.p.k. Por, në fakt, provat dhe të dhënat janë kokëfortë, pasi firma e klasifikuar e para, e quajtur “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.”, i plotësonte të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliardë lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshaj si fituese. Kompania “D&E” sh.p.k. nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuar, falsifikuar edhe dokumentacionin e paraqitur. Mjafton kaq, që kjo kompani jo vetë të mos fitonte tenderin, por edhe të ndiqet penalisht. Gjithçka që po përmendim është lehtësisht e verifikueshme dhe e shkruar e zeza në të bardhë.

SKANDALI ME TENDERIN E UNIFORMAVE Në

kallëzimin e depozituar në SPAK thuhet se Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500 milionë lekëve.

Nga tenderi i hapur, “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje në rrethana cilësuese”.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj të këtij viti. Ndërsa ofertat ekonomike janë hapur më datë 11 maj 2020. “Pas ‘pazareve’, ‘formaliteteve’, skemave ‘mafioze’ e ‘manovrave’ që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, ‘D&E’ SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

E njëjta firmë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes

Firma “D&E” SHPK, si fituese e tenderave të uniformave ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2012 e deri më sot, po të krahasosh bilancet e blerjeve me shitjet, janë në raport të zhdrejtë. Blerjet kapin vlerën 30%, ndërsa shitjet janë 70% më shumë.

“Për këtë ka lindur nevoja që të krijojnë disa grupe ‘mafioze’ që mashtrojnë me licencë. Këto grupe, të cilat shiten si kompani prodhuese veshjesh, por nuk janë asgjë tjetër, veçse grupe ‘mafioze’ 4 deri në 5 vetë, të cilët menaxhojnë marrëdhëniet midis zyrtarëve të lartë të shtetit dhe shpërndarjen e vjedhjeve të buxhetit të shtetit, që shkojnë në xhepat e tyre dhe të zyrtarëve që i mbështesin”, thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Deputetët demokratë pretendojnë se mënyra se si veprojnë, importon mallra njëri nga pjesëtarët e grupit dhe i qarkullojnë nga njëri te tjetri, për të justifikuar të ardhurat e “majme”, që krijohen nga këto vjedhje.

Të tri këto grupe vetë ofertojnë, vetë japin çmimet dhe fitojnë procedurat me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Kjo tregon se të gjitha kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes nga “D&E” SHPK dhe “MARSI&AL” SHPK, diferencat e çmimit midis fituesit ka qenë jo më shumë se 200 mijë lekë për çdo procedurë tenderimi që nga viti 2012, kjo kap vlerën 85 miliardë dollarë.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

12/02/2026
Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In