Tenderi/ Blendi Gonxhe skualifikon rivalin e Vilma Nushit me motivin se është dënuar për dezertim kur ishte ushtar
Ligji zbatohet sipas pazareve të “Maliqit”/ Vetë Gonxhja i “Rilindjes”, është hetuar për hapjen e digës së Liqenit që mbyti Tiranën e Re; ndërsa gjatë 3 viteve drejtor i dy ndërmarrjeve të mëdha në Bashki dhe në 3 vite Drejtor i Transportit Rrugor, u ka dhënë mbi 200 tendera, personave të dënuar për trafiqe, korrupsion, grabitje dhe ende në kërkim ndërkombëtar.
Për t’i dhënë një tender 120 milionë lekë Vilma Nushit, Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, duhej të gjente një shkak, që të spostonte firmën “ADEL CO Shpk”, rivalja që kishte paraqitur ofertë me të vogël, dhe ai e kishte shpallur fituese me pazar paraprak.
Mirëpo urdhëri i Ramës, që këto 120 milionë lekë duhet t’i merrte firma “NTERLOGISTIC shpk” e Vilmës, detyroi Gonxhen t’ia hiqte firmës fituese, gjë të cilën nuk mund ta bënte dot vetë, mbasi tenderi ishte mbyllur si procedurë.
Menjëherë, futi në lojë Jonaid Myzyrin, të njohurin si “xhuxhin” e Bablokut në komisionin e ankimeve për tenderët; duke i dorëzuar një ankesë në emër të firmës së Vilmës, me pretendimin se ishte skualifikuar padrejtësisht.
Procedura e spostimit të firmës “ADEL CO Shpk”, u bë me aq shpejtësi, sa Blendi Gonxhja e dorëzoi ankesën më 15.07.2021, ndërsa “xhuxhi” i komisionit të ankesave, brenda 15 ditësh, me Vendim nr. 430/2021, datë 30.07.2021 shpalli fituese të tenderit, firmën “NTERLOGISTIC shpk” të Vilma Nushit.
Në sqarimet që ka bërë Blendi Gonxhja, thuhet se firmës iu hoq tenderi, mbasi adminstratori Arjan Lleshi, rezulton i dënuar për dezertim kur ka qenë ushtar, por dhe për abuzime të komisionit të Drejtorisë së Transportit.
Pra, tenderin ia dha vetë Gonxhja me letra të mangëta, sipas pazarit të bërë me Arjan Lleshin; por pas urdhërit nga Babloku, ia hoqi sepse kishte zbuluar, që administratori figuron i dënuar “Për dezertim kur ka qenë ushtar”, ndërkohë që ka marrë qindra tendera të tjerë.
Faktikisht, ligji e ndalon të pranohen në tendera, firmat me pronar të dënuar, por vetëm të dënuarit për trafiqe, pastrim parash, korrupsion, kontrabandë, grabitje e jo ata që janë dënuar se kanë dezertuar nga ushtria apo janë zënë me komshiun.
Kjo lojë u bë, që ato 120 milionë lekë për stampim kartonësh me logo të Drejtorisë së Transportit, duhej t’i merte Vilma e jo si thotë ligji. Pasi edhe vetë Gonxhja, është hetuar për hapjen e digës së Liqenit që mbyti Tiranën e Re, ndërsa gjatë 3 viteve drejtor i dy ndërmarrjeve të mëdha në Bashkinë e Lali Erit dhe 3 vite Drejtor Transporti Rrugor, u ka dhënë mbi 200 tendera, personave të dënuar për trafiqe, korrupsion, grabitje e ende në kërkim ndërkombëtar….