8 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tender i dyshimtë në bashkinë Mallakastër / 550 milionë lekë për 3 muaj punë

by News Albania
13/01/2026
in Aktualitet
0
26
VIEWS
Share on Facebook

Tender i dyshimtë në Mallakastër/ 550 milionë lekë për 3 muaj punë: U skualifikuan të gjithë që ofruan më pak, fitoi oferta më e shtrenjtë!

Një tender i zhvilluar nga Bashkia Mallakastër për objektin “Mbrojtje Lumore Gjatësore e Tokave Bujqësore në fshatin Corrush” po ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe nivelin real të konkurrencës, bazuar në dokumentacionin zyrtar të prokurimit dhe vendimet e institucioneve përkatëse.

Tenderi, me fond limit 55,214,284 lekë pa TVSH, u zhvillua përmes procedurës së hapur dhe në garë morën pjesë 6 operatorë ekonomikë. Megjithatë, ajo që bie menjëherë në sy është fakti se të gjithë operatorët u skualifikuan në fazën fillestare, përfshirë edhe bashkimin e operatorëve që më pas do të shpallej fitues.

Sipas dokumenteve, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi çdo subjekt për arsye të ndryshme teknike dhe administrative: mungesë stafi specifik në licencë, mosplotësim kriteresh për punë të ngjashme, gabime formale në sigurimin e ofertës apo mungesë dokumentacioni financiar. Një nga operatorët nuk paraqiti fare ofertë ekonomike.

Pas këtyre skualifikimeve, tre operatorë paraqitën ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Dy prej tyre u rrëzuan, ndërsa ankesa e bashkimit të operatorëve “Ardmir” SHPK & “Meteo” SHPK u pranua nga KPP, i cili urdhëroi autoritetin kontraktor të kryente rivlerësimin e procedurës.

Pas rivlerësimit, Bashkia Mallakastër vijoi procedurën dhe shpalli fitues pikërisht bashkimin e operatorëve që më herët ishte skualifikuar, me një ofertë prej 52,483,400 lekë pa TVSH, shumë pranë fondit limit. Në praktikë, kjo do të thotë se mbi 95% e fondit të planifikuar do të shpenzohet, pa u reflektuar një kursim domethënës për buxhetin publik.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje është fakti se ofertat potencialisht më të ulëta ekonomike nuk arritën të konkurronin realisht, për shkak të skualifikimeve që lidhen kryesisht me kritere teknike dhe formale. Kjo sjell në vëmendje debatin e vazhdueshëm mbi përdorimin e kritereve të tilla si “filtra” që kufizojnë konkurrencën, edhe pse ligjërisht mund të jenë të justifikuara.

Nga ana tjetër, kohëzgjatja e kontratës është vetëm 3 muaj, ndërsa vlera e punimeve për mbrojtje lumore kap shifrën e mbi 550 milionë lekëve të vjetra me TVSH, një raport që për ekspertët e fushës kërkon transparencë maksimale mbi volumet reale të punës dhe çmimet njësi.

Në redaksi ka mbërritur edhe një denoncim nga një qytetar i Mallakastrës, i cili shpreh shqetësimin se procedura krijon perceptimin e një gare formale dhe jo reale, ku fondet publike përfundojnë pa konkurrencë të vërtetë dhe pa ulje çmimi.

Deri në këtë fazë, dokumentet nuk provojnë shkelje penale, por modeli i skualifikimeve masive, rivlerësimit selektiv dhe fituesit me ofertë pranë fondit limit përbën një rast që meriton vëmendje dhe monitorim nga institucionet përgjegjëse të kontrollit dhe auditimit.

Pyetja që mbetet e hapur është: A u sigurua realisht konkurrencë efektive në këtë tender dhe a u mbrojt interesi publik në përdorimin e fondeve të Bashkisë Mallakastër?

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

07/02/2026

Politika shqiptare dhe iluzioni i “takimeve” në Amerikë

07/02/2026

Për Klodian Brahon e SPAK!

07/02/2026

Nga Enida Bozheku: 9 orë për 4 me 4!!

07/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In