Syri i Kaltër është një burim ujor me origjinë nga Mali i Gjerë, i njohur për ujin e tij të freskët dhe të ëmbël, i rrethuar nga bimësi e dendur dhe gjelbërim i përhershëm. Ky burim ka një thellësi që i kalon pesëdhjetë metra. Zhytësit kanë arritur të zbresin deri në këtë pikë, por thellësia e saktë e vrimës karstike mbetet ende e paqartë. Për shkak të thellësisë dhe veçantisë së kësaj vrime karstike, uji merr një ngjyrë të kaltër mahnitëse kur ndriçohet nga rrezet e diellit. Investimet e kryera në infrastrukturë vitet e fundit në zonën përreth burimit kanë rritur ndjeshëm fluksin e turistëve, si të atyre vendas ashtu edhe të huaj.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)