Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur, por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se pas ngjarjes është gjetur e djegur një makinë në Balldren, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.