Një grua dhe djali i saj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar. Ende nuk dihet identitetet e të plagosurve apo rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht raportohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhen jashtë rrezikur për jetën.
Ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ata po mbledhin prova që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa autori është vënë në pranga.
Pritet edhe dëshmia e vetë të plagosurve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
vijon…











