Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në Korçë.
Mësohet se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe është larguar, ndërsa arsyet janë ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja. Po ashtu, autoritetet kanë identifikuar personin që qëlloi me armë dhe po punon për arrestimin e tij./













