Të shkarkuarit nga Vettingu kërkojnë të drejtat, letër Prokurorisë: Duam rrogat e fundit
Të shkarkuarit nga Vettingu por edhe nga KPA nuk heqin dorë nga të drejtat e fundit.
Ata i kanë shkruar letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërkojnë që t’u jepen 2 rrogat e fundit.
Gjyqtarët dhe prokurorët që shkarkohen nga Vettingu, kanë të drejtën e marrjes së pagës me 80 % deri në vendimin e KPA.
Në momentin që KPA vendos shkarkimin e tyre atëherë e drejta e pagës u ndërpritet.
Pasi letra ka shkuar në prokurorim kjo e fundit ia ka kaluar KLP-së e cila do të marrë një vendim.













