“Të lutem mami mos bëj s*ks”, Arjola Demiri zbulon porosinë e pazakontë të familjarëve para hyrjes në “Big Brother”
Aktorja shqiptare Arjola Demiri është një nga konkurrentet e para të “Big Brother VIP”. Edhe pse është nënë beqare dhe duhet të kujdeset për fëmijët e saj, Arjola ka treguar në videon e saj të prezantimit se pjesëmarrja në reality show i dedikohet pikërisht atyre.
“Arsyeja e parë dhe e vetme që vendosa të jem pjesë e Big Brother VIP janë fëmijët e mi, sepse unë mendoj se ata meritojnë shumë. Çmimi final është edhe arsyeja e madhe se pse unë ndodhem pikërisht këtu”, tha Arjola.
Ndërsa kanë kaluar më pak se dy ditë nga hyrja e saj në shtëpinë e shumëpërfolur, aktorja nuk ka nguruar që të tregojë me shaka porosinë që i ka lënë nëna e saj para se të hynte në “Big Brother”.
Donaldi: Çfarë të thanë kur u the që do të futesh, jam kurioz?
Arjola: Të lutem mami mos bëj seks në Big Brother, u shpreh ajo gjatë një bisede me Donald Veshaj.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.