Nis puna për rehabilitimin e Përroit të Lushnjes, i cili do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër, ku qytetarët lushnjarë do të kalojnë pasditet e tyre
Kjo është një arterie mjaft e rëndësishmë e këtij qyteti dhe nga një përrua është shëndërruar në një xhungël, ku prej shumë vitesh akumulohen mbetje.
Nëse punimet do të ecin me ritmin e duhur, dëshira ime është që Krishtlindjete e vitit 2022 ta gjejnë Lushnjen me projektin e përfunduar.
Projekti për rehabilitimin e përroit prej 2 km përfshin punimet e pastrimit, prishje beton ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.














