Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe opozita, po zhvillojnë këtë të mërkurë tryezë diskutimi për presidentin e ri të Republikës, ku gjatë fjalës së tij, ka kërkuar bashkëpunim nga palët e opozitës, duke i kërkuar atyre që në raundin e dytë dhe të tretë të sjellin propozimet e tyre për presidentin e Republikës.
Balla tha se Partia Socialiste, gjatë dy muajve të fundit është marrë me përgatitjet e propozimeve, duke bërë me dije se ata kanë në dispozicion një listë me propozimet nga kjo forcë politike, duke shtuar se opozita ka të drejtë për të propozuar një emër deri në raundin e tretë dhe nëse ky proces dështon atëherë është mazhoranca ajo që merr procesin në dorë.
Deputeti socialist tha se ata nuk do të japin një emër para opozitës.
“PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë, e përgatit me muaj, kemi përgatitur kemi dy muaj që jemi përgatitur për këtë proces. Kemi marrë propozime, kemi bërë seanca brenda nesh, kemi bërë shumë konsultime dhe e kemi gati një short listë tonën. Por e vërteta është se deri në 3 raundet e para e ka opozita. Prandaj, propozimi ynë që ngjan me idetë që u hodhën këtu, tani ju keni të drejtën tuaj për të propozuar, por e drejta juaj nuk është ekskluzive, pra deri në raundin e tretë mund të biem dakord,, der në raundin e tretë mund të propozoni dhe të bien dakord. Në rast se nuk biem dakord ne në raundin e 4 do propzojmë dhe ju të vini ta shprehni me votë, të njëjtën gjë që do të bënim dhe ne”, u shpreh Balla.
Pjesë nga fjala e Ballës:
“I takon opozitës që të jetë bashkëpunuese dhe na takon ne që të jemi më shumë bashkëpunues. Kemi patur gjithmonë dëshirën që të ulemi me të gjithë bashkë. Jemi ulur me Mediun dhe Dukën dy herë.
Ju thoni opozita të ketë të drejtën e porpozimmit, jam plotësisht që ju të keni një porpozim por jo monopolin e propozimit. Të drejtën e propozimit e ka patur çdo palë. Në këtë aspekt mendoj që te ai dokumenti që të gjitha palët kanë të drejtë të poropozojnë. Të hënën në orën 18:00 kemi raundin e dytë, që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë mbështetjen e 20 firmave, i keni ju 20 firma që të propozoni në kandidat në datën 2?
Nëse i keni silleni. Kini parasysh që ne kemi vënë një kusht që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë, për të tjerët nuk ka asnjë problem. Silleni kandidatin, këtu këtë gjë ta kemi të qartë, silleni, po keni dakordësi silleni. Unë mendoj se kështu respektojmë dhe jemi të barabartë. Dy mandate keni ju, por raundi i katërt i pestë. Ne nuk propozojmë kandidat pa e sjellë ju. Ju propozoni ne do ta mendojmë do e shprehim me votë, pastaj kemi dhe ne të drejtë propozimi.
Natyrshëm ka. PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë, e përgatit me muaj, kemi përgatitur kemi dym uaj që jemi përgatitur për këtë proces. Kemi marrë propozime, kemi bërë seanca brenda nesh, kemi bërë shumë konsultime dhe e kemi gati një short listë tonë. Por e vërteta është se deri në 3 raundet e para e ka opozita.
Ku i dihet natën që propozoni ju ne mund të gjejmë kandidatin apo kandidaten për të marrë këtë detyrë. Për kriteret jemi dakord, dekriminalizimi është ligj, shkarkohet presidenti që bie në rrjetë. Prandaj, propozimi ynë që ngjan me idetë që u hodhën këtu, tani ju keni të drejtën tuaj për të propozuar, por e drejta juaj nuk është ekskluzive, pra deri në raundin e tretë mund të biem dakord, der në raundin e tretë mund të propozoni dhe të bien dakord. Në rast se nuk biem dakord ne në raundin e 4 do propzojmë dhe ju të vini ta shprehni me votë, të njëjtën gjë që do të bënim dhe ne”, shprehet Balla.