Zjarri në Spitalin e Tetovës, Balla iu bashkohet ngushëllimeve: Jemi me ty Tetovë.
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ngjarjen e rëndë pas zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 pacientë dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla shpreh ngushëllimet e sinqerta për viktimat si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🖤Jemi me ty Tetovë, jemi pranë familjeve të viktimave duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, e duke shpresuar që të lënduarit të mund të shërohen sa më shpejt.🇦🇱❤️