“Gjuha e opozitës e papranueshme, por koha për debate e sherrnajë ka përfunduar”, Balla flet pas seancës.
Kreu i grupit parlamentar të PS, komentoi në një prononcim për mediat, debatin e regjistruar në seancë plenare si edhe largimin e opozitës nga salla. Balla tha se nuk gjen arsye në vendimin e opozitës, ndërsa theksoi se koha për debate e sherrnajë ka përfunduar.
“Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me mungesën e arsyes për t’u larguar nga një seancë që duhet të ishte një seancë dakordësie e plotë. Subjektet miratojnë propozimet e tyre. Fryma e rregullores përcakton qartë se në këtë ditë s’mund të kemi debat me njëri tjetrin.
Ajo që unë propozova ishte për t’i lënë më shumë kohë e hapësirë deputetëve të LSI të merrnin kohën e nevojshme.
Shpresoj e besoj që edhe kjo ngjarje mos përsëritet më në seancat pasardhëse. Koha për debate e sherrnajë ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm për të cuar përpara. S’mund të gjejmë arsye të paqena për të bërë debat apo të t’u larguar nga seanca plenare.
Në ditët në vijim do të kemi sërish seancë. U informuam që do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare. Më rëndësi është gatishmëria jonë, dhe ju e patë edhe pas kësaj, gjuhe të papranushme nga opozita, do vijojmë të shprehim dëshirën tonë për të gjetur rrugë të komunikimit e dialogut konstruktiv. “ tha Balla.
/BW