-Talebanët ultimatum SHBA-së: Respektoni marrëveshjen, deri më 11 Shtator…
Talebanët presin që Shtetet e Bashkuara, do t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 Shtator.
Duke folur për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen, tha se Presidenti amerikan Joe Biden, duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 Shtator, përvjetori i 20 -të i sulmeve terroriste.
“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata” tha Shaheen, referuar amerikanëve.
Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh kryeministrit britanik Boris Johnson dhe bashkësisë ndërkombëtare që të “respektojnë dëshirat e popullit afgan”.
“Kjo është përgjegjësia e tyre sepse ata kanë qenë prapa shkatërrimit të Afganistanit për 20 vitet e fundit” tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg, fajësoi udhëheqësit politikë dhe ushtarakë afganë për situatën pas largimit të trupave amerikanë.
/Syri