-Talebanët i nxjerrin sytë/ Rrëfimi tronditës i 33-vjeçares: Qentë do ushqehen nga mishi i grave në Afganistan…
Një nënë e torturuar nga talebanët kur ishte dy muajshe shtatzënë, ka thënë se ka frikë për të ardhmen e grave, pasi grupi militant do t’i ushqejë qentë me mishin e tyre.
Khatera, 33-vjeç, duke folur nga Delhi, tha se sytë e saj i janë nxjerrë në një sulm që ishte komplotuar nga babai i saj, një ish-luftëtar taleban.
Në një rrëfim tronditës, ajo tha se u qëllua tetë herë në pjesën e sipërme të trupit nga talebanët në provincën Ghazni të Afganistanit vitin e kaluar.
“Isha me fat që mbijetova,” tha ajo.
Ajo tregoi se kur po kthehej nga puna në shtëpi, u gjend e rrethuar nga tre luftëtarë talebanë të cilët, pasi kontrolluan ID -në e saj, filluan ta qëllonin.
“Talebanët fillimisht na torturojnë ne (gratë) dhe pastaj i hedhin trupat tanë duke treguar se ky është një shembull ndëshkimi”, tha Khatera, e cila gjithashtu pësoi plagë të thella me thikë.
“Ndonjëherë qentë ushqeheshin nga trupi jonë. Unë kam qenë me fat që i mbijetova. Duhet jetuar në Afganistan nën talebanët për të kuptuar se çfarë ferri ka ndodhur mbi gratë, fëmijët dhe pakicat atje. Në sytë e talebanëve, gratë nuk janë të gjalla, që marrin frymë, por vetëm pak mish për t’u rrahur,” shtoi ajo.
Khatera tani po jeton në Delhi me vogëlushin dhe burrin e saj dhe shqetësohet se çfarë parashikon e ardhmja për gratë në Afganistan, tani që talebanët kanë marrë përsëri kontrollin.
Khatera tha: Talibanët nuk i lejojnë gratë të vizitojnë mjekët meshkuj dhe në të njëjtën kohë, nuk i lejojnë gratë të studiojnë dhe punojnë. Pra, atëherë çfarë i mbetet një gruaje? Ta lënë të vdesë? Ata nuk vrasin vetëm gra. Ata i bëjnë kafshët të ushqehen me trupat e tyre.