Talibanët largojnë nga puna gazetaren: Nuk lejohet të jesh këtu, shko në shtëpi.
Një gazetare që punonte për Radio Televizionin Kombëtar të Afganistanit, ka thënë se talibanët e kanë larguar nga puna.
Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video në Twitter, ku tregon detajet, sesi u largua nga zyra e stacionit televiziv, pavarësisht se kishte veshur ferexhe dhe mbante mjetin e duhur identifikues me vete.
Ajo rrëfen se rojet i thanë se “regjimi ka ndryshuar. Nuk lejohet të jesh këtu. Shko në shtëpi”.
Në një konferencë shtypi dje, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam”.