TALEBANËT AFGANË DHE GRUPET TERRORISTE QË BASHKËPUNOJNË ME TA.
- #TALEBANËT_E_AFGANISTANIT
Po flitet për ditë në të gjitha mediat botërore në lidhje me Talebanët, qeverinë e re që pritet të zgjidhet në muajin shtator 2021, por pak është folur në lidhje me grupet që janë sot aktive dhe po operojnë lirdhëm në territorin e Afganistanit. Cilat janë këto grupe terroriste, si janë të organizuara, cilat janë kapacitetet dhe backgroundi i tyre terrorist. Skema e mëposhtme paraqet strukturën e komandim-kontrollit të Talebanëve afganë dhe grupet që veprojnë sot lirshëm në territorin e Afganistanit.
📌Talebanët e Afganistanit njihen si Emiratet Islamike të Afganistanit.
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1993-1994.
📌Drejtuesit: Që në fillim Talebanët janë drejtuar nga Mullah Mohammad Omari, ndërkohë nga viti 2016 drejtohen nga afgani Mawlawi Hibatullah Akhundzada.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 75.000-85.000 militantë.
📌Zona operacionale: Talebanët e Afganistanit veprojnë në të gjitha rajonet e Afganistanit.
📌Simboli i flamurit të tyre: “Coat of Arms”.
LIDERSHIPI_ISHURAS_SË_QUETTA-s.
Shura e Quetta-s përbëhet nga drejtuesit më të lartë të Talebanëve, shumica e të cilave janë pashtunë nga jugu i Afganistanit ku përfshihej edhe Mullah Mohammad Omari. Pas vdekjes së tij (në fakt u vra) u zëvendësua nga Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili është shtetas nga provinca e Kandaharit, nga një nga zonat më problematike që quhet Panjwayi dhe për kureshtjen e lexuesit shqiptar ai personalisht ka qënë një nga objektivat më të rëndësishme të misioneve shqiptare të forcave speciale “Eagle 1-7” në Kandahar për tu kapur ose për tu vrarë në zonën tonë operacionale. Shura e Quetta-s ka 10 anëtarë të përhershëm dhe një numër këshilltarësh. Ata janë përgjegjës për ideologjinë e grupit dhe mbajnë lidhje të afërta me al-Qaedën dhe grupet e tjera me të cilët bashkëpunojnë.
Anëtarët e Shuras aktualisht janë në Afganistan dhe e implementojnë aktivitetin e tyre terrorist nëpërmjet influencës përmes komandantëve, të cilët mbështeten me fonde nga resurset e Quetta-s dhe drejtojnë strategjinë e tyre të terrorit nëpërmjet operacioneve terroriste. Shura e Quetta-s pas vitit 2013 ka qënë nën presion të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë kur u mor vesh se godina e kësaj Shura ndodhej ngjitur me shtabin qëndror të ISI-it në qytetin Quetta.
LISTA_ELIDERSHIPIT_TË_SHURA-SQUETTA.
- Mullah Mohammad Yacoob. Djali i Mullah Omarit.
- Hafiz Abdul Majeed: Ka qënë drejtuesi i Shuras ushtarake në Quetta dhe shef i inteligjencës së Talebanëve afganë.
- Mullah Muhamad Hassan Akhund: Guvernator i provincës së Kandaharit dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë regjimit Taleban.
- Mullah Muhamad Hassan Rahmani: Njëri shumë i afërt me Mullah Omarin dhe ka qënë governator i Kandaharit gjatë regjimit Taleban.
- Mullah Abdul Qayum Zakir: Ka drejtuar Shuran rajonale ushtarake dhe komandant i rëndësishëm ushtarak në jug të Afganistanit.
- Agha Jan Mohtasim: Është dhëndri i Mullah Omarit dhe Ministër i Financiave gjatë regjimit Taleban, Ai jeton në azil në Turqi dhe ka mbështetur vazhdimisht dialogun me qeverinë Afgane.
- Amir Khan Mutaqi: Drejtuesi i Komitetit të Informacionit dhe Kulturës tek Talebanët.
- Siraj Haqqani: Drejtuesi i Rrjetit Haqqani dhe drejtues i Shuras ushtarake rajonale të Miramshah, e cila drejton operacionet ushtarake në provincat e Paktias, Paktikas dhe në Khost.
- Mullah Muhamad Rasul: Ka qënë guvernator i Nimroz-it gjatë regjimit Taleban.
- Gull Agha Ishaqzai: Drejtuesi i Komitetit të financave, ka qënë sekretar personal i Mullah Omar-it dhe këshilltar i tij shumë i afërt.
- Abdul Latif Mansour: Ka qënë komandant i rrjetit Abdul Latif Mansour në provincën e Loya Paktia, anëtar i rëndësishëm i Shuras ushtarake rajonale të Miramshah, ka qënë Ministër i Bujqësisë gjatë regjimit Taleban, në të njëjtën kohë ka drejtuar për një kohë edhe Shura-n ushtarake rajonale të Peshawarit.
- Mullah Abdul Razaq Akhunzada: Ka qënë Ministër i Brendshëm gjatë regjimit Taleban dhe komandant ushtarak i rajonit verior të Afganistanit.
- Mawlavi Hamdulla: Ka qënë përfaqësuesi i Talebanëve në vendet e Gjirit Persik dhe ka qënë drejtuesi i Departamentit të Financave gjatë regjimit Taleban.
- Mullah Akhtar Muhamad Mansour: Ka qënë Ministër i Aviacionit dhe Transportit gjatë regjimit Taleban.
- Mawlavi Qudratullah Jamal: Ka qënë drejtuesi i Komitetit të Investigimit, tek i cili populli dërgonte ankesat kundër drejtuesve lokalë Talebanë, ndërkohë ka qënë edhe drejtuesi kryesor i rrjetit të propagandës nga viti 2002-2006.
- Mawlavi Aminullah: ka qënë komandant i Talebanëve në provincën Oruzgan.
- Mullah Abdul Jalil: Ka drejtuar Komitetin e Çështjeve të Brendshme gjatë regjimit Taleban.
- Qari Talha: Drejtues i operacioneve ushtarake të Kabulit për Talebanët.
- Sheik Abdul Mana Niyzi: Ka qënë guvernator në hije i Talebanëve në provincën e Herat-it.
LIDERSHIPI_I_SHURAS_USHTARAKE_NË_PESHAWAR.
Objektivi kryesor i Shuras së Peshawar-it janë operacionet ushtarake. Kjo shura drejtohet nga djali i Xhalaluddin Haqqan-it, Jirajuddin Haqqani. Drejtuesit e kësaj Shura përbëhet nga komandantët të cilët janë me origjinë nga provincat lindore dhe jug-lindore të Afganistanit. Kjo Shura ka humbur rëndësinë e saj vitet e fundit, për shkak të aktivitetit shumë aktiv terrorist të Rrjetit Haqqani, i cili operon në të njëjtin rajon, duke bërë që sulmet e tyre komplekse dhe të suksesshme kundër forcave amerikane dhe afgane të shquheshin në raport me ato të Talebanëve afganë. Shura ushtarake, ka si mision të saj realizimin e operacioneve terroriste në lindje dhe jug-lindje të Afganistanit përmes rrjetit të tij në brendësi të vendit. Ky rrjet rekruton militantë përmes ideologjisë xhihadiste dhe realizon stërvitje në medrese të ndryshme në rajonin Khyber Pakhtunkhwa (KP).
- #AL_QAEDA_NË_AFGANISTAN (AQA).
Vetë historia e lindjes së Al-Qaedës është lidhur me rajonet kufitare të Afganistanit dhe Pakistanit. Al-Qaeda u krijua në muajin gusht 1988 gjatë takimeve që u zhvilluan në qytetin Peshawar nga Abd Allah Azami, Osama bin Ladeni, Dr. Ayman Al-Zawahiri dhe bashkëpunëtorët e tyre, në kohën kur Bashkimi Sovjetik po tërhiqej nga Afganistani. Që nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme, këto zona kanë shumë “mikpritëse” për militantët e saj, Talebanët afganë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Pas ardhjes në Afganistan, AQA filloi planifikimin e shumë sulmeve terroriste nëpër botë. Rezultat i planifikimeve të tilla janë sulmet terroriste të realizuara kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998, sulmi kundër luftëanijes amerikane USS “Cole” në vitin 2000 në Jemen, sulmet e datës 11 shtator 2001 në New York dhe Washington D.C, etj. Pas vitit 2001, AQ filloi ta konsideronte Afganistanin dhe Pakistanin në mënyrë të ndryshme. Rënia e shpejtë e regjimit të Talebanëve dhe eliminimi i vendeve të sigurta të saj, e detyroi AQGC të zhvendosej me shpejtësi në zonat tribale kufitare, atje ku shumica e muxhahedinëve ishin strehuar gjatë luftës kundër sovjetikëve.
- #AL_QAEDA_NË_PAKISTAN (AQP).
Militantët e al-Qaedës në Pakistan (AQP) veprojnë në rajonet të cilat gjenden në kufi me Afganistanin të cilat janë provincat e NWFP-së, FATA-së dhe provincat e Baluchistanit. Të treja këto provinca përbëjnë 1/4 e territorit të përgjithshëm të Pakistanit. Krahina e FATA-së përbëhet nga shtatë zona/agjensi të cilat ndodhen përgjatë kufirit afgan. Nga veriu në jug ato renditen si më poshtë vijon:
- Agjensia Bajaur.
- Agjensia Mohmand.
- Agjensia Khyber.
- Agjensia Kurrum.
- Agjensia Orakzai.
- Agjensia e Waziristanit të Veriut.
- Agjensia e Waziristanit të Jugut.
Njerëzit të cilët janë banorë të këtyre zonave, njihen prej shekujsh për traditën e tyre të fortë të rezistencës ndaj pushtuesve ose ndaj qeverisë dhe nderit. Në 40 vitet e fundit, ata kanë treguar në praktikë aftësitë e tyre për të zhvilluar luftë të suksesshme guerrile, si shumë të devotshëm për fenë Islame, trima, të cilët bashkëjetojnë shumë mirë me njëri tjetrin dhe nuk tolerojnë të paftuarit. Të gjithë personat ose arabët të cilët kanë drejtuar AQ ishin të huaj të ftuar dhe kanë jetuar në këto rajone me ftesë ose miratimin e drejtuesve të fiseve në bazë të ligjit të fisëve “PashtunWali” ose sipas kodit të nderit.
Sipas këtij kodi, është e palejueshme që ata të dorëzojnë një të ftuarin e tyre derisa të vdesin, kushdo qoftë ai. Të gjithë terroristët të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës për të luftuar për atë që ata besojnë, mbrojtjen e një feje të re Islame jetonin në këto zona.
Fillimisht aleanca midis al-Qaedës dhe fiseve që i ftuan të jetonin dhe bashkëpunonin në rajonin FATA ka pasur si objektiv luftën e përbashkët kundër forcave amerikane në Afganistan. AQ ndihmoi nëpërmjet stërvitjeve ushtarake dhe programeve të avancuara grupet e Talebanëve, rrjetin terrorist të Haqqan-it (HQN), etj duke transferuar taktikat e sukseshme të bombave surprizë (IED) që po përdorte al-Qaeda në Irak (AQI), duke i transferuar këto kapacitete luftarake tek Talebanët në luftë kundër forcave të ISAF-it. Pas vitit 2001, të dyja organizatat u bashkuan për të kundërshtuar pushtimin e Afganistanit, pushtim i cili filloi në datën 7 tetor 2001.
Menjëherë drejtuesit e AQ u përfshinë në organizimin e luftëtarëve të huaj. Komandantët e lartë të saj si Sayf al-Adel (i cili drejton sot al-Qaedën në Afganistan-Pakistan) dhe Abd al-Hadi al-Iraqi qëndruan në Afganistan dhe luftuan kundër ushtarakëve amerikanë, deri në kohën kur Talebanët vendosën të tërhiqeshin nga qytetet kryesore dhe të fillonin luftën guerrile.
Në vitin 2005-2006, Komanda e Përgjithshme e al-Qaedës (AQGC) e stacionuar në kufirin Afganistan/Pakistan krijoi aleancë me rreth 43 organizata terroriste në vende si Somalia, Pakistani, Afganistani, Jemeni, Arabia Saudite, Siria, Iraku, Maroku, Algjeria, Mali, Egjipti, Libani, Tunizia, etj të cilat ndanin të njëjtën ideologji me njëra tjetrën dhe realizonin sulme terroriste në interes të xhihadit global.
- #RRJETI_I_HAQQANIT (HN).
Xhalaluddin Haqqani së bashku me djemtë e tij kanë drejtuar Rrjetin Haqqani. Ky rrjet është i vendosur në zonën e dy agjensive të Waziristanit në Pakistan. Deri në muajin shtator 2018 grupi drejtohej nga Xhalaluddin Haqqani, ndërkohë pas vdekjes së tij grupi drejtohet nga djali i tij Sirajuddin Haqqani i lindur në vitin 1973 (47 vjeç).
📌Emri: Rrjeti Haqqani ose “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2001.
📌Drejtuesit: Maulavi Xhalaluddin Haqqani dhe Sirajuddin Haqqani.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 10.000-12.000 militantë.
📌Zona operacionale: Rrjeti Haqqani vepron në të gjitha rajonet e Afganistanit. Megjithatë fuqia më e madhe luftarake e tyre është në rajonin “Greater Paktia” e cila përfshin provincat Paktia, Ghost dhe Praktika.
📌Simboli i flamurit të tyre: “Flamuri i Talebanëve”.
4. #GRUPI_TERRORIST_HEZB_E_ISLAMI_GULBUDDIN (HIG).
📌Emri: Hezb-e-Islami Gulbuddin (HIG).
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1975.
📌Drejtuesit: Inxhinier Prof. Gulbuddin Hekmatyari.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 2500-3000 militantë.
📌Zona operacionale: Hezb-e-Islami Gulbuddin vepron në provincat veriore dhe lindore të Afganistanit.
- #GRUPI_TERRORIST_I_GRUPIT_TEHRIK_E_TALIBAN_PAKISTAN (TTP).
📌Emri: Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP).
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në datën 14 dhjetor 2007.
📌Themeluesi: Baitullah Mehsud, ndërsa tani drejtohet nga Noor Wali Mehsud (2018 dhe në vazhdim).
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 10.000-15.000 militantë.
📌Zona operacionale: Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA) dhe në disa zona në provincës Khyber Pakhtunkhwa (KP).
- #GRUPI_HAFIZ_GUL_BAHADUR.
📌Emri: Grupi Hafiz Gul Bahadur.
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2008.
📌Themeluesi: Hafiz Gul Bahaduri.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 2.000-3.000 militantë.
📌Zona operacionale: Agjensia e Waziristanit të Veriut në Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA).
📌Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe janë pro lëvizjes së Talebanëve Afganë.
- #GRUPI_MULLAH_NAZIR_OSE_TALEBANËT_WAZIRI.
📌Emri: Grupi Mullah Nazir ose Talebanët Waziri.
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në muajin dhjetor 2007.
📌Themeluesi: Bhawal Khani.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 3.000-4.000 militantë.
📌Zona operacionale: Agjensia e Waziristanit të Jugut në Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA) në zonat tribale të Ahmed Zai Wazir-it.
📌Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe janë pro lëvizjes së Talebanëve Afganë.
- #TEHREEK-e-#NAFAZ-e-#SHARIAT-e-#MOHAMMADI (TNSM) #LËVIZJA_E_FORCIMIT_TË_LIGJIT_ISLAMIK.
📌Emri: Grupi Tekreek-e-Nafaz-e-Shariat-e-Mohammadi (TNSM).
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1992.
📌Themeluesi: Sufi Muhammad, Fazlullah.
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në rreth 5.000 militantë.
📌Zona operacionale: Në territorin e Pakistanit.
📌Ideologjia e tyre: Ata ndjekin ideologjinë fetare Islamike Wahabiste “Deobandi”.
- LASHKAR_e_ISLAM_USHTRIA_E_ISLAMIT (LeI). 📌Emri: Lashkar-e-Islam-Ushtria e Islamit (LeI).
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2004.
📌Themeluesi: Mufti Munir Shakir dhe Mangal Baghi.
📌Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në rreth 5000 militantë.
📌Zona operacionale: Në agjensinë Khyber.
📌Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe qeverisë së Pakistanit. - #LASHKAR_e_TAIBA (LeT).
📌Emri: Grupi Lashkar-e-Taiba (LeT).
📌Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1987.
📌Themeluesi: Hafiz Muhammad Saeed.
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten deri në rreth 100.000 militantë në të gjithë Pakistanin.
📌Zona operacionale: Në Indi dhe në Pakistan. Aktualisht me trupa në Afganistan.
📌Ideologjia e tyre: Ideologjia e LeT-it është fondamentalizmi Islamik Sunni. Grupi Lashkar-e-Taiba është një grup terrorist dhe xhihadist i frymëzuar nga lëvizja “Deobandi” dhe është shumë aktiv në krahinën e Kashmir-it. Motivi kryesor i grupit është të ndajë Kashmirin nga India dhe ta bashkojë atë me Pakistanin.
- #JAISH_E_MUHAMED (JEM).
📌Emri: Jaish-e-Muhamed (JEM).
Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2000.
📌Themeluesi: Themeluesi i JeM-it është emiri Maulana Masood Azhar i cili më parë ka qënë drejtuesi i grupit Harkat-ul-Mujahideen (HUM).
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në 10.000 militantë.
📌Zona operacionale: Është aktiv në Indi dhe në Kashmirin Pakistanez dhe Indian.
📌Ideologjia e tyre: Objektivi i tyre është çlirimi i Kashmirit nga India dhe bashkimi i saj me Pakistanin. Pas çlirimit të Kashmirit, objektivi i tyre marrja e kontrollit të gjithë Indisë nëpërmjet xhihadit sulmues. Jaish-e-Mohammed (JeM) ose “Ushtria e Muhammedit” është një grup terrorist dhe xhihadist i frymëzuar nga lëvizja “Deobandi” dhe është shumë aktiv në krahinën e Kashmir-it.. Motivi kryesor i grupit është të ndajë Kashmirin nga India dhe ta bashkojë atë me Pakistanin.
- #LËVIZJA_ISLAMIKE_E_UZBEKISTANIT (IMU).
Nga fillimi i vitit 2002, menjëherë pas largimit të regjimit Taleban në Afganistan, mijëra luftëtarë uzbekë nga IMU të drejtuar nga Tahir Yuldashev dhe qindra luftëtarë arabë të lidhur me AQ kaluan në Waziristanin e Jugut. Fillimisht uzbekët dhe arabët u sistemuan në zonën e Wana-së, historikisht e banuar nga anëtarët e fisit “Ahmadzai Wazir”.
Ata flisnin shumë mirë gjuhën pashtu, gjë që e vështirësonte dallimin nga banorët e zonës. Bashkë me prezencën e tyre ata sollën ekspertizë jo vetëm në luftën guerrile, por edhe të zakoneve dhe aftësive bujqësore që kishin mësuar në vendet e tyre. Në fshatrat Angoor Ada, Azam Warsak, Shin Warsak, rreth Wana-së etj grupe të vogla qytetarësh taxhikë, uzbekë, çeçenë filluan të merreshin me mbjelljen e tokave bujqësore që gjendeshin në kufirin midis dy shteteve.
Gjatë ofensivës së ushtrisë Pakistaneze në vitin 2004 dhe 2007-2008 në Wana, Dr. Ayman al-Zawahiri jetonte këtu. Për shkak të sulmeve të shpeshta të amerikanëve nga viti 2008-2009, shumë arabë të lidhur me AQ që jetonin në Wana u zhvendosën në Waziristanin e Jugut, i cili ishte nën kontrollin e Mehsudë-ve si në Darga, Sararogha, Dwa Toi, Makeen, Sam, Barwand, Ladha. Drejtuesi i IMU-t, Tahir Yuldashevi vdiq në muajin gusht 2009, si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me dron në Waziristanin e Jugut.
Nën presionin e forcave speciale pakistaneze SSG gjatë ofensivës në Waziristanin e Jugut, shumica e luftëtarë uzbekë u tërhoqën në rajonin malor të Pir Ghar-it në afërsi të Ladha-së. Qindra luftëtarë arabë u vendosën në zonat e banuara të Shobi Khel-it në fshatrat Makeen, Tiarza, Zadrona, Shaga dhe Jhangra në afërsi të kufirit me Waziristanin e Veriut. Shumica e luftëtarëve të al-Qaedës në Waziristanin e Jugut kanë kaluar në Waziristanin e Veriut, për shkak të sulmeve të vazhdueshme me dron nga ana e amerikanëve në qytetet kryesore të saj.
- #PARTIA_ISLAMIKE_E_TURKISTANIT (TIP)
Partia Islamike e Turkistanit (TIP) përbëhet një grup prej 850 veteranësh Ujgurë të lidhur me al-Qaedën, i cili e ka origjinën në provincën veriperëndimore të krahinës Xinjiang në Kinë dhe ka një prani të qënësishme anëtarësh që veprojnë në Afganistan dhe Pakistan në zonat e FATA-së dhe NWFP.
Ky grup veteranësh, ka qenë aktiv në veri të Sirisë që në ditët e para të konfliktit sirian. Në përgjithësi ky grup respektohet nga grupet xhihadiste dhe rebele, pasi ka luftuar në të dyja krahët e tyre, megjithëse më shumë me xhihadistët gjatë betejave të ndryshme, ku vazhdimisht ka kërkuar të distancohet nga luftërat për pushtet në Siri.
Përveç shteteve që sapo analizuam më lart, gjykoj se një analizë sigurie për rreziqet sa i takon ekstremizmit dhe terrorizmit duhet bërë edhe për Kinën. Kina dekadën e fundit është përballur me kërcënime në rritje nga Partia Islamike e Turkistanit (TIP), një grup i lidhur ngushtë me al-Qaedën i cili që operon në zonat tribale në Pakistan. Njëlloj si India, edhe Kina po përballet me një numër të madh sulmesh terroriste nga ideologjia ekstremiste e militantëve të saj.
Vlen për tu theksuar se vetëm në vitin 2013, ka patur mbi 200 sulme kriminale dhe terroriste në provincën e Xinjiang-ut, gjë që tregon se Kina çdo vit e më shumë po rrezikohet nga ky kërcënim. Këtu mund të përmendim disa sulme jashtë provincës së Xinjiangut si në sulmin e datës 28 tetor 2013 kur një makinë bombë (S-VBIED) shpërtheu në sheshin “Tiananmen” në Pekin nga TIP-i, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në makinë dhe të dy kalimtarëve, një shtetasi nga Filipinet dhe plagosjen e 38 shtetasve të tjerë.
Në mënyrë të njëjtë, sulmi me thika i realizuar në datën 1 mars 2014 në Stacionin e Trenit “Kunming” në provincën Yunnan në Kinë, shkaktoi vdekjen e 33 civilëve dhe plagosjen e 140 personave të tjerë. Këto sulme kanë ndodhur si pasojë e kërkesave të vazhdueshme nga Partia Islamike e Turkistanit (TIP) ndaj qeverisë Kineze, për të marrë në konsideratë ndryshimin e politikave të “ashpra” të Kinës në lindje të Turkistanit. Një zyrtar i TIP-it, lexoi një mesazh në të cilën militantët i drejtoheshin presidentit të Kinës Xi, duke kërkuar të ndalonin influencën e Kinës dhe politikat e saj në Turkistanin Lindor, të lëshonin nga burgjet kineze të burgosurit Ujgurë dhe të ndalonin vjedhjen e burimeve natyrore të këtij rajoni.
- #ISIS_Khorasan.
Megjithëse qëllimi i ISIS-it Khorosan në vitet 2015-2017 ishte zëvendësimi i Talebanëve afganë dhe grupimit të TTP-së në Afganistan. Pas vitit 2017, si pasojë e intensifikimit të sulmeve të forcave dhe aviacionit të koalicionit, objektivat e tyre filluan të ndryshojnë. Zona kryesore e tyre operacionale ka qënë Afganistani, por lidershipi i grupit ka patur disa vende të fshehta edhe në Pakistan duke shkryytëzuar dhe lidhjet e vjetra në këtë zonë.
Objetivi i largët i këtij grupi ka qënë eksportimi i terrorizmit në vendet e Azisë Qëndrore në Kinë dhe Indi. Zona kryesore e operacionit të saj ka qënë provinca afgane e Nargardar-it, Kunar dhe në Zabul. Aktualisht ka rreth 10.000-12.000 militantë, të cilët pasi kanë luftuar kundër njëri tjetrit gjatë viteve 2016-2017 janë lidhur me Talebanët dhe me Rrjetin Haqqani. Kjo nënkupton se gjatë qeverisjes së Talebanëve afganë edhe ata mund të luajnë rol në bashkëqeverisje në zonat ku kanë kontroll dhe prezencë.
Si_përfundim, mund të themi se prezenca e këtyre grupeve në territorin e Afganistanit, bashkëpunimi i tyre në këtë ofensivë të suksesshme kundër qeverisë afgane tregoi se nuk duhen nënvleftësuar, nuk krijon asnjë ndjesi positive për të ardhmen e Afganistanit dhe për vendet në kufi me të.
Prezenca e tyre e theksuar në Afganistan nënkupton se shumë shpejt Afganistani do të kthehet në bazë operacionale dhe logjistike për grupet terroriste. Mungesa e ambasadave, bazave ushtarake perëndimore, aksesi në vendet fqinje si Iran dhe Pakistan do të vështirësojë aksesimin e përditshëm të aktivitetit të tyre dhe do të rrezikojë ndjeshëm të ardhmen e rajonit. Është momenti që vendet perëndimore të fillojnë urgjentisht ndihmën dhe mbështetjen e rezistencës në Luginën e Panjshir-it, pasi kjo ndihmë pas 1-2 viteve kur bota të përballet me të papritura si ato të 11 shtatorit do të jetë tepër vonë.
Shënim: Ky shkrim është ekskluzivitet i autorit D.D*.
- Dritan Demiraj, Ph.D. Ish ministër i brendshëm dhe autor i librave: “Al-Qaeda Tri Dekada Terror” (2020), “10 Komandat Strategjike të Al-Qaedës në Botë”, “Al-Qaeda në Afganistan-Pakistan” (2021), “Forcat Speciale dhe Lufta Asimetrike” (2021), “Afganistani-Një Paqe e Vështirë” (2014), “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” (2017), “Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik” (2015), “Al-Qaeda në Siri” (2019), “Al-Qaeda në Irak” (2019).