Takimi Rama-Blinken në Bruksel, kryeministri shqiptar zbulon marrëveshjen që u nënshkrua mes dy vendeve: Shpresoj t’i bindim edhe miqtë e tjerë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë.
Blinken falenderoi Shqipërinë për bashkëpunimin mes dy vendeve dghe tha se ky ishte një mesazh i fortë për t’iu përçuar edhe vendeve të tjera.
“Zoti kryeministër, faleminderit që jeni sot këtu dhe për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosim një shembull të fortë. Jemi mirënjohjes për punën që kanë bërë të dy vendet”, tha Blinken.
Nga ana tjetër, Rama u shpreh se është krenari që Shqipëria qëndron krah SHBA-së, teksa shtoi se do të përpiqet t’i bindë edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e kësaj marrëveshje.
“Për mua dhe për ne në Shqiëpri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse siç ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa vitesh, duke u ëkrkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë dhe të gjithë së sbahsku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. Është krenari për Shqipërinë që të ejtë krah jush, krah SHBA-së përherë. Shpresoj që së bashku të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për t’u bërë pjesë e kësaj”, tha Rama.