Sot, në këtë ditë të veçantë për Tërbaçin, Vranishtin, Bolenën, Kallaratin, Kuçin dhe Fterrën, të cilat festojnë “Takimet e Brezave”, të kthyer tashmë në një traditë të mrekullueshme të përvitshme i uroj të gjithë banorëve ta kaloni sa më gëzueshëm, në paqje e harmoni me njëri-tjetrin, duke festuar e çmallur me të afërmit, familjarët dhe bashkëvendasit tuaj.
“Takimet e Brezave” përçojnë emocion, bashkim dhe vlera pozitive te brezi i ri për të njohur më shumë e respektuar historinë, kulturën dhe traditat e vendlindjes.
Një mirëseardhje për të gjithë ata që janë kthyer nga qytete të ndryshme por edhe nga jashtë vendit, për të festuar në vendlindje, duke përcjellë mesazhin fisnik se dashuria, malli dhe respekti për rrënjët e familjes dhe vendlindjes mbeten të patjetërsueshme.
Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha shoqatat kulturore të fshatrave që e organizojnë me devotshmëri çdo vit një festë të tillë kaq të bukur e cila tashmë konsiderohet një traditë e çmuar që na krenon të gjithëve dhe ushqen brezat e ri me dashurinë për vlerat e rralla të vendlindjes.
Ju uroj ta kaloni sa më gëzueshëm në emër të traditës, bashkimit dhe harmonisë!
Vangjel Tavo